Gjoshi: Numri i të infektuarve të sotëm, dhuratë nga Albin Kurti dhe Arben Vitia

Betim Gjoshi i PDK-së, thotë se numri i sotëm i të infektuarve është dhuratë nga Albin Kurti dhe Arven Vitia.

Ai shkruan:

Shifrat e ditës së sotme flasin për 129 të infektuar me Covid-19 dhe nuk kemi nevojë ta fshehim – këto janë dhuratë nga Albin K. dhe Arben Vitia.

Këto shifra janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes.

Kurse, komplet keqmenaxhimi i pandemisë është për shkak të dy partive politike LDK-së dhe VV-së, të cilat edhe pse ishin partnerë në qeverisje më shumë luftuan njëra tjetrën se koronavirusin.

#Amatera #Mashtrues