Aksident i rëndë trafiku në Suharekë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rajonin e Suharekës.

Saktësisht në rrugën e transitit dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.

Përpos dëmeve të mëdha materiale deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Në vendin e ngjarjes veçse kanë arritur edhe ekipet emergjente.

/Lajmi.net/