Evakuohen pasagjerët e aeroportit të Baselit, alarm për bombë (video)

Në aeroportin e Baselit dyshohet se ka bombë.

Indeksonline njofton se në aeroportin zviceran janë evakuar të gjithë pasagjerët dhe se policia ka filluar kontrollimin e aeroportit.

Ndër pasagjerë kishte edhe disa kosovarë, të cilët konfirmojnë për Indeksonline se janë evakuar tërësisht në këto momente.