Gjoshi për kandidimin e Vitisë në Prishtinë: E rrëzuan ministrin midis pandemisë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar për kandidimin e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës, në një kohë kur vendi po përballet me pikun e pandemisë.

Gjoshi në një postim në Facebook ka thënë se kandidimi i Vitisë sipas tij është tregues se shëndeti i qytetarëve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie.

“Arben Vitia është një doktor që po ik nga beteja më e madhe e jetës së tij profesionale – beteja e ballafaqimit me pandeminë”, ka shkruar Gjoshi.

Postimi i plotë i tij:

Ani thojshin a rrëzohet Qeveria në pandemi.

Qe, e rrëzuan Ministrin e Shëndetësisë mes pandemie, kur gjendja është në buzë gremine dhe çdo ditë po shënohen mbi 1000 raste.

Kandidimi i Doktor Mindilit është tregues i qartë se shëndeti i qytetarëve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie dhe është dështim në menaxhimin e pandemisë.

Arben Vitia është një doktor që po ik nga beteja më e madhe e jetës së tij profesionale – beteja e ballafaqimit me pandeminë.