Gjuajnë me armë zjarri në ahengje, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë dhe Gjakovë gjatë ahengjeve.

“Në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën me një karikator të zbrazët dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

“Në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën me një karikator me tre fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.