Gjuajte me armë në Prishtinë

Një gjuajte me armë zjarri ka ndodhur dje në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja plumbash.

E sipas dëshmitarëve thuhet se të shtënat kanë ardhur nga një veturë.

“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë 25.06.2020-03:00. Pas pranimit të një informate për gjuajtje me armë, në lokacion kanë dal njësitë policore ku  kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Sipas disa dëshmitarëve të shtënat kanë ardhur nga një veturë e tipit Golf 6. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.