Gjuajtja e lirë perfekte! E paparë deri më tani (video)

Gjuajtja e lirë nga grupmoshat U17 të Taxhikistanit në Kupën e Botës që po zhvillohet në Brazil ka filluar të pushtojë internetin.

Ata kanë krijuar një mënyrë të re të ekzekutimit të gjuajtjes së lirë, derisa atë e përsëritën edhe ndaj Kamerunit mbrëmjen e kaluar.

Tre lojtarë qëndruan para topit dhe secili nga at preku topin për të bërë një harkim brenda zonës, por që goditja e bashkëlojtarit të tyre me kokë fatkeqësisht përfundoi jashtë.

Taxhikistani fitoi 1-0 ndaj Kamerunit, derisa tifozët janë duke e adhuruar këtë mënyrë të gjuajtjes së lirë nga ta.