Haradinaj – Kurtit: Vepro ose lësho rrugë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar edhe sot ashpër qeverinë e Kosovës, veçmas kryeministrin Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka pyet Kurtin nëse po e sheh që, siç shprehet ai, matrapazët po e godasin popullin duke iu referuar rritjes së çmimit të vajit.

“A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin. Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!”
“A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj i ka dërguar ‘selam’ kryeministrit Kurti, ose kryeje detyrën sic duhet ose lësho rrugë.

“Zgjohu o Kryeministër e kryeje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi”, ka përfunduar Haradinaj.