Gjykata merr vendim për Nuredin Lushtakun

30 ditë paraburgim ka caktuar Prokuroria për ish-nënkryetarin e Komunës së Skenderajt dhe një nga të dyshuarit për plagosjen e dy policëve në Skenderaj, Nuredin Lushtaku.

Avokati i Lushtakut ka thënë se do të ankohen në apel për këtë vendim.

“Gjykata ka marrë vendim për 30 ditë paraburgim, do ta apelojmë vendimin në Gjykatë të Apelit sepse është vendim i padrejtë. Nuk janë plotësuar kushtet për caktimin e kësaj mase”, ka thënë avokati Artan Cerkini, për Paparacin.

Ndërkaq forca të shtuara të Policisë janë afër oborrit të Gjykatës.