Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia e Kina, çmenduri dhe kërcënim për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Serbia po vijon të armatoset me pancirë, sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa këtë e quan “çmenduri”.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”, shkroi Haradinaj.