Gjykata merr vendim për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, duhet mbajnë distancë 5 m

Këtë të enjte në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt seanca lidhur me 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë.

Burime të euronews konfirmojnë për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri, fëmijën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të Elias por të dados.