Vdes nga Covid-19 doktori nga Vitia, Fadil Zuka

Ka ndërruar jetë doktori Fadil Zuka nga Pozherani i Vitisë. Kështu kanë njoftuar të afërmit e tij. Tutje përveç që kishte një sëmundje të rëndë, Zuka ishte prekur edhe nga Covid-19, transmeton IndeksOnline.

“Dr. Fadil Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta.

Zuka në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” në Viti, pastaj në Pozheran. I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët vitias”, bëhet e ditur nga mediet lokale.