Gjykata Speciale e konfirmon se Kadri Veseli po qëndron në Kosovë

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep ka konfirmuar për Gazetën Express se Kadri Veseli është duke qëndruar në Kosovë.

Në një përgjigje nga Dhomat e Specializuara thuhet se përshkak të arsyeve humanitare që lidhen me vdekjen e babait të tij, Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka lejuar vizitën e Veselit.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka udhëzuar Regjistrin që të mundësojë një vizitë nën kujdestari në Kosovë për z.Veseli për të mbajtur zi me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në ndalim paragjyqësor dhe në ndalim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke i përkrahur Dhomat e Specializuara të Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Mediat kanë raportuar poashtu se Kadri Veseli gjendet në Mitrovicë dhe është parë nën përcjelljen e veturave të EULEX-it.