Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Rizah Ibra

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Rizah Ibra nga Komuna e Vushtrrisë, i cili ishte ushtar në Koshare.

Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, dega në Vushtrri.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e dielë) më 30 qershor 2019 në ora 13:00, në varrezat e qytetit në Vushtrri.