Gjykata Speciale fton edhe ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylën

Gjykata Speciale e Kosovës ka ftuar për intervistim ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, njofton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha i cili ka bërë të ditur se klienti i tij e ka pranuar sot ftesën me shkrim nga përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara.

Azem Syla është nga fshati Kishnarekë e Drenasit. Ai për një kohë ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Më herët ka qenë i burgosur politik ndërsa gjatë luftës së UÇK-së ishte emëruar si komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njihej me nofkën “Daja”.

Gjykata Speciale kohëve të fundit ka intensifikuar punën në kuadër të misionit të saj për gjykimin e krimeve të supozuara që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

Vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërëjanë ftuar për intervistim n ndërkohë që deri më tani numri i përgjithshëm i zyrtarëve të ftuar nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100.