Gjykata Speciale vendos 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e Salih Mustafës

Gjykata Speciale ka vendosur sot 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafa.

Shuma prej 207 mijë euro do të ndahet për tetë viktima dhe për këtë u tha se është përgjegjës, Salih Mustafa.

“Trupi gjykues lëshon urdhër për zhdëmtim kundër zotit Mustafa. Konstaton se viktima 8, 9, 10, 5,6, 12,11 dhe 13 provuan në bazë të standardit të vërtetimit të teorisë së gjasave se janë viktima të krimeve për të cilat Mustafa u shpall fajtor.

Vendos që të akordojë dëmshpërblim viktimave të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta…. Cakton si shumë të dëmshpërblimit për të cilën Mustafa është përgjegjës vlerën 207 mijë euro”, u tha në gjykatë.

30 mijë euro dëmshpërblim është caktuar për viktimën 8, 80 mijë euro viktimës 9, 60 mijë euro viktimës 10.

Nga 10 mijë euro dëmshpërblim viktimave, 5,6 dhe 12.

Për viktimën 11 është caktuar 5 mijë euro dëmshpërblim dhe 2 mijë euro viktimës 13.