Gjykatësi refuzon kërkesën e avokatëve: Nuk jepen incizimet e intervistimeve të dëshmitarëve dhe akuzuarve

Gjykatësi i Procedurës Paraprake ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit mbi ofrimin e audio-incizimeve të intervistimit të dëshmitarëve dhe të akuzuarve.

Urdhëri është dhënë pas rinisjes së seancës së sotme e cila shkoi në pauzë për t’u rikthyer sërish më pas, shkruan lajmi.net.

Gjykatësi gjeti se argumentet e dhëna nga mbrojtja janë të pamjaftueshme.

Vërej se kuadri ligjor i ZPS-së nuk vendos mbi prokurorinë detyrimin specifik mbi incizimet e intervistimeve të dëshmitarëve dhe të akuzuarve. Aty ku incizimet janë zbardhur me transkriptime, incizimet audivizive nuk është e nevojshme të vendosen në dispozicion. Por, në anën tjetër, mungesa e një dispozite të tillë ligjore nuk e përjashton mundësinë që ky informacion të vendoset në dispozicion nga ZPS-ja në varësi të kufizimeve në bazë të rregullave. Argumenti i mbrojtjes mbi nevojën e saktësisë së transkriptimeve është i pamjaftueshëm për nxjerrjen shtesë të audio-incizimeve sepse kjo mund të kryhet në bazë të përkthimeve shqip-anglisht. Unë hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes për incizimet audio-vizuale”, tha ai.

Përveç kësaj, gjykatësi i Procedurës Paraprake dha edhe katër urdhëra tjerë që kanë të bëjnë me procedurën paraprake të rastit të krerëve të UÇK-së në Hagë.