Kossnet bën thirrje që të raportohen parregullsitë gjatë zgjedhjeve

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kossnet, ka shpërndarë në Twitter, linkun e panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa, duke theksuar se ky institucion i merr seriozisht të gjitha parregullsitë e raportuara nga qytetarët.

“Një pjesë të zgjedhjeve të drejta përfshijnë institucionet qeveritare si Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa: http://pzap.rks-gov.net/?lang=en e cila i merr seriozisht të gjitha ankesat e bëra drejtpërdrejt”, ka shkruar Kossnet.