Gjykimi kundër Shalës, dëshmitari i ZPS-së intervistohet në cilësinë e ekspertit mjekoligjor

Në gjykimin kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, ka filluar dëshminë Marek Gasior, në cilësinë e ekspertit mjekoligjor nga Polonia.

Dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dëshmuar pa masa mbrojtëse derisa është intervistuar nga prokurorja Gaia Pergolo. Ai ka thënë se si ekspert i mjekësisë ligjore në Kosovë, nga viti 2000 deri në vitin 2008, ka punuar në kuadër të misionit të OKB-së, ndërsa më pas për katër vjet ka punuar me Bashkimin Evropian.

“Deri në vitin 2008 punoja si ekspert i mjekësisë ligjore misioni i OKB në Kosovë, në vitin 2008 u zëvendësua nga misioni evropian dhe në vitin 2008 në të njëjtën vend dhe post kam punuar katër vjet për Bashkimin Evropian…Kam punuar për Tribunalin Ndërkombëtar për ish-jugosllavi dhe këtë punë e fillova në vitin 2000 në Rahovec të Kosovës ku kam punuar nga qershori i vitit 2000 deri në vjeshtën e atij viti. Në vitin 2001 më kanë dërguar në misionin e TPNJ-së ku kam punuar në Visokë pranë Sarajevës dhe më pas në vjeshtën e vitit 2001 në Sanksimost pranë kufirit të Kroacisë”, ka thënë ai.

Ai ka folur për autopsinë që sipas tij ia kishte bërë një personi “A” për të cilin ka thënë se rrezet X nuk kishin treguar se në trup kishte mbetje metalike të plumbit apo predhës.

Në pyetjet e ZPS se çka kishte treguar ekzaminimi i këtij trupi dhe në çfarë gjendje ishte ai, Gasior ka thënë se gjendja e eshtrave të personit ishin në formë të butë apo ndryshe që njihet si i sapunifikuar.

“Në raportin tim jepet një shënim ku thuhet që i gjithë trupi iu nënshtrua një ekzaminimi me rreze X dhe nuk u gjet asnjë copës apo pjese metalike ndonjë plumbi apo predhe…Trupi u lëvizë, u dërgua në tryezën e autopsisë i gjithë ekipi i ekspertëve e ekzaminuan trupin, i pranishëm ishte edhe një fotograf i cili bënte fotografi përpara se të bëhej autopsia, gjatë autopsisë dhe pas autopsisë ekipi që bëri autopsinë në fjalë bëhej fjalë për një ekzaminim pas vdekjes…Në përgjithësi raporti përmban disa krerë në të parin jepet përshkrimi i trupit i eshtrave që kanë mbetur nga trupi në qesen plastike, në rastin konkret mbetjet e trupit apo eshtrat i takonin vetëm një personi, ato ishin në një fazë tranzitor që e quajmë sapunifikim dhe ky është transformimi kur kockat bëhen si të bëhen si të buta “, ka thënë ai.

Ndërsa mbrojtja e Shalës ka thënë ka kërkuar një javë kohë për tu përgatitur për kundër pyetjet për dëshmitarin e ZPS-së, kjo kjo që sipas prokurorisë është e tepër.

Ndërsa, trupi gjykues ka bërë të ditur se urdhrin për kërkesën e mbrojtjes së Shalës do ta marrë ne seancën e së martës.

Ndërsa këtë seancë, Pjetër Shala e ka ndjekur nga qendra e paraburgimit, ku ndodhet prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./kp/