Vdes këmbësori që u godit mbrëmë nga një veturë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës njofton se një aksident me fatalitet është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Fushë-Kosovë.

Sipas PK-së, i dyshuari gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësor mashkull kosovar.

Viktima është dërguar në QKUK ku rreth mesnatës njoftohet të ketë ndërruar jetë, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.