Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, dëshmitari pranon përfshirjen e prokurorëve serbë gjatë hetimit

Në Gjykatën Speciale të Hagës ka vijuar pyetja e dëshmitarëve kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmitari i radhës ishte gazetari i Agjencisë Shtetërore Serbe Tanjug, Nebojsha Radosheviç që ka pretenduar se është ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja.

Avokati i ish-presidentit kosovar Hashim Thaçi, Gregory Keohhe u befasua me disa nga detajet që publikoi dëshmitari serb. Dëshmitari ka pranuar faktin se kur u mor në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ne Hage aty ishte i pranishëm edhe një prokuror serb. Avokati Keohhe vuri në dukje faktin se Tanjug ka qenë agjenci shtetërore e lajmeve, ku qeveria e Slobodan Millosheviçit kishte ndikim direkt.

Gazetari serb Radosheviç pretendoi se ishte “dënuar” nga UÇK-ja vetëm se ka kaluar në “territorin” e tyre pa patur një mjet identifikimi.