Moti sot në Shqipëri

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme në Shqipëri do të jetë i kthjellët dhe me vranësirat të pakta përgjatë relieveve malorë në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 10m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.

Temperaturat minimale do të sillen nga 16 deri në 22 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 32 deri në 36 gradë celsius.