Glauk Konjufca i tregon LDK-së se për çka është e ndërtuar Vjosa Osmani

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, derisa po debaton në Debat Plus në RTV Dukagjini, ku përballë ka nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, ka dhënë një propozim interesant për kandidatën e kësaj partie për shef të qeverisë.

Derisa, po flitet që ka dështuar koalicioni parazgjedhor në mes të Vetëvendosjes e LDK-së, derisa arsye thuhet të jetë emri i kandidatit të përbashkët për kryeministër, Konjufca ka thënë që kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani nuk është për këtë post.

Bile Konjufca ia gjen edhe pozitën për të cilën sipas tij është e destinuar Osmani.

“Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit. Në politikë nuk janë krejt për kryeministra, as për kryetar të parlamentit. Është mirë me ja ditë secili hallin vetit”.

“Unë e kam thënë shpesh që nëse i analizoni figurat politike, duhet ta gjejsh vendin e duhur për personat e duhur. Në rastin e Albinit me Vjosën, po e ripërsëris, Vjosa Osmani, është e projektuar si kryetare e Parlamentit. Ajo është e denjë për këtë pozitë. Unë kam respekt të madh për Vjosën”, ka thënë ndër të tjera Konjufca”.