Biserko: Perëndimi me ofertë që duhet ta pranojnë edhe Serbia edhe Kosova

Presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në tavolinë është një ofertë për të dyja shtetet e cila nuk duhet të refuzohet.

Biserko ka thënë se është Serbia nuk duhet të jetë peng i Rusisë.

“Është në dorën e qytetarëve, por edhe të opozitës të ngrenë zërin dhe të bëjnë presion ndaj qeverisë për të vepruar me përgjegjësi. Serbia nuk duhet të lejojë që të jetë peng i Rusisë dhe politikës së saj shkatërruese, e cila do të paguajë edhe për të”, shkruan Danas.

Më tej, ajo ka thënë se vizitat e shpeshta të zyrtarëve nga Perëndimi synojnë ta dërgojnë Serbinë në një pikë ku ajo duhet të vendosë patjetër për angazhimin e saj.

“Vizitat gjithnjë e më të shpeshta të zyrtarëve individualë nga SHBA-ja, NATO-ja, BE-ja dhe shtetet anëtare të veçanta tregojnë se është duke u zhvilluar aksioni diplomatik, i cili synon ta sjellë Serbinë në atë pikë ku duhet të vendosë patjetër për angazhimin e saj”.

Tutje, ajo ka thënë se vizita e Chollet ka qenë një nga më të rëndësishmet.

“Vizita e Derek Chollet është padyshim një nga më të rëndësishmet sepse edhe ai erdhi me një ofertë. Nuk ka të bëjë vetëm me ringjalljen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por në tavolinë është edhe një ofertë për Kosovën dhe Serbinë, e cila duhet pranuar – mendon ajo”.