Goditet nga kombibusi, vdes këmbësorja në Prizren

Ka vdekur një këmbësore e cila ishte përplasur nga një kombi-bus, në Prizren.

Gruaja nga Shqipëria është përplasur për vdekje, nga një kombi-bus në qytetin e Prizrenit, e cila nuk i ka mbijetuar plagëve.

Ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij kombi-bus, ka goditur këmbësoren viktimën femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet ne njoftimin e Policisë.