Dikush u pagua për të luftuar, thotë Haradinaj (dokument)

Ish-komandanti i Betejës së Koshares Nasim Haradinaj, ka publikuar një dokument në të cilin figurojnë dëshmi për financimin e personelit, njësive dhe institucioneve të UÇK-së në luftë.

Dokumenti i cili daton nga marsi i vitit 1999 i lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes në Kosovë që në atë kohë drejtohej nga Halil Bicaj, urdhëron ekzekutimin e pagave të muajit shkurt për eprorë, nëneprorë dhe personat civil me shkollë të mesme, që kanë vepruar në Kosovë dhe në Shqipëri.

“Një dëshmi e thjeshtë”, ka shkruar Haradinaj, sipër dokumentit të publikuar në profilin e tij në “Facebook”.