Goditja ndaj Sali Berishës, Edi Rama: Dënoj pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm! Dhunuesi do përballet me forcën e ligjit

Kryeministri Rama ka reaguar pas sulmit të ndodhur ndaj Sali Berishës, shkruan Fokusi.info.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në reagim./Fokusi.info/