Po raportonte live nga zonat e përmbytura, derri ‘sulmon’ gazetarin (video)

Një situatë komike është regjistruar gjatë një transmetimi live në një media greke.

Gazetari grek, Lazos Mantikos, po raportonte live nga zonat e përmbysura si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Kur në një moment një derr i është afruar duke mos e lënë të mbaronte i qetë raportimin.

Derri besohet se kishte ikur nga një fermë në zonën përreth ku po raportonte, teksa gazetari po përpiqej vazhdimisht që t’i shmangej.

Nga ana tjetër kolegët e tij në studio kanë shpërthyer në të qeshura teksa shihnin reporterin që vraponte që t’i shmangej derrit.

Lazos Mantikos u detyrua ta ndërpriste raportimin live, pasi nuk arriti që ta ‘hiqte qafe’ derrin që e ndiqte nga pas.