Gold AG me porosi ndaj Bërnabiçit: Në male jetojmë e vdesim, e kurrë nuk ua falim

Gold AG ka një mesazh për kryeministren serbe, pas deklaratës fyese ndaj shqiptarëve.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç kishte dhënë një deklaratë ofenduese për shqiptarët në prani të ambasadorit të BE-së, Sem Fabriz.

Bërnabiç kishte thënë se shqiptarët vijnë nga mali, e kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta.

Reperi Gold AG përmes një postimi në Instagram, kishte një porosi për kryeministren serbe.

“Po po thuaj që t’malit jemi e në mal prap dalim, N’male jetojmë e n’male vdesim e kurrë juve nuk ja u falim”, ka shkruar reperi.