Tomë Gashi reagon pas dërgimit të lëndës “Dehari” në Prokurorinë Speciale

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka reaguar pas vendimit të kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi që rasti i Astrit Deharit të kaloj nga Prokuroria Themelore e Prizrenit në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ngadalë por sigurt të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në vrasjen e Astrit Deharit do të ndiqen penalisht.

Postimi i plotë:

“Ngadalë por sigurt të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në çfarëdo mënyre në vrasjen e Asrit Deharit, shtytjen për vrasje, fshehjen e vrasjes do të ndiqen penalisht. Rasti më nuk është në Prokurorinë në Prizren, dhe as hetuesit që e ndryshuan qëllimisht kahjen e hetimit nuk do të kenë më qasje në lëndën e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, që u vra për arsye politike.”