Gorani: 58 nënshkrime janë kërcënim i madh për Qeverinë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani, ka thënë se Qeveria nuk ka qenë kurrë më e rrezikuar dhe më pranë rrëzimit, pasi sipas tij, 58 nënshkrime për mocionin duhet të shihen si kërcënim i madh për Qeverinë.

“Mendoj që akti i dorëzimit të nënshkrimit është pjesë e koordinimit. Nuk ekzistojnë ende 61 nënshkrime, për aq sa e dini tani janë 58. Patjetër që presim vota të tjera”.

“Nuk mund të flas në emër të subjekteve të tjera. Mendoj që numri i 58 deputetëve është kërcënim i madh për Qeverinë , është numër kërcënues për stabilitetin e saj, nëse je në një situatë që i ke vetëm 2 vota mangut për të rrëzuar Qeverinë, ish dashtë që ata ta përjetojnë si kërcënim të madh”.

“Situata në të cilën po kalojmë e ka sjellë këtë kabinet qeveritar të përballet më vështirësi të pakalueshme që po e rrënojnë stabilitetin e tij përbrenda”, ka thënë Gorani.