Haxhiu: E turpshme e qyqare ikja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nga veriu

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas ndërprerjes së fushatës në veri të Mitrovicës, nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar, se ishte e turpshme ajo çfarë ndodhi sot në veri, ku Kurti u tregua lepur me serbët, teksa me shqiptarët konsiderohet luan. Teksa për Osmanin, ka thënë se sillet sherife me kolegët shqiptarë, e pulë para disa të rinjve serbë.

Ai më tutje, ka theksuar sesa ishte PDK-ja në qeverisje, në veri investohej, dhe sipas tij, qytetarët kanë pasur mundësi ta shohin dallimin.

Haxhiu, gjithashtu, në postim ka bashkëngjitur një fotografi, të ish presidentit, Hashim Thaçit, në Ujman.

Postimi i tij i plotë:

E turpshme ikja qyqare e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit nga veriu i Mitrovicës.

Ajo çfarë ka ndodhur sot në Veri të Mitrovicës nga u.d e presidentës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duke shpërfaqur popullizmin e tyre se gjoja e çliruan veriun, është poshtrimi më i madh që i bënë shtetit të Kosovës.

Luan me shqiptarët e lepur me serbët.

Sherife me kolegët shqiptarë e pulë para disa të rinjëve serbë.

Kjo është pamja që sot u prezantua nga Albini e Sherifja.

Shteti nuk është si “përpeqi” vetëm kur është butë me shiju.

Pse nuk i kundërshtuan serbët sot, sikur Policinë e Kosovës dikur me gur e mollotov, por ikën duke turpëruar jo vetëm vetën e tyre, por edhe antarsinë, partinë e tyre dhe institucionin që përfaqësojnë.

Qytetarët kanë pasur mundësi ta shohin dallimin në udhëhqje.

Kur PDK ishte në pushtet investohej në Veri, ndërtoheshin shtëpitë e shqiptarëve, investohej në infrastrukturë, u ndalua treni i Serbisë, u rrëzua Muri ndarës në Veri, u përzë Gjuriqi nga veriu, etj.

Ndërsa sot nga Veriu aq turpshëm u përzun Vjosa e Albini.

Ata që e kishin gojën plotë, kundër bandave në Veri, sot poshtëruan dhe fyen shtetin e Kosovës nga 4-5 banditë serbë të Veriut.