Gorani: Dështuam me pakicat, nëse krijohet Asociacioni s’do të jetë OJQ

Analisti, Dukagjin Gornai, ka thënë në ”Pressing” të T7 që të gjitha qeveritë kanë dështuar që të integrojnë pakicat.

Rezultat i kësaj, Gorani thotë se mund të formohet Asociacioni i Komunave me Shumcië Serbe.

E për këtë gishtin e drejton kah qeveritë për të cilat thotë se nuk e kanë pasur prioritet integrimin e pakicave.

Rrjedhimisht Gorani Asociacionin nuk e sheh si OJQ, por me kompetenca ekzekutive.

“Qeveritë kosovare kanë dështu në integrimin e pakicave etnike, secila në mënyrën e vet. Por sa i përket bashkësisë ndërkombëtare nëse integrimi i pakicave nuk duket të jetë as prioritet i qeverive kosovare e as ndonjë afitimitet i shoqërisë kosovare atëherë integrimi bëhet përmes krijimit të sigurecave institucionale. Që në këtë rast është krahina autonome e serbëve nën emrin Asociacioni i Komunave me Serbe, nëse krijohen një asociacion, atëherë fajet duhet më i marrë të gjithë qeveritë e më së shumti ajo qeveri që e pranon marrëveshjen”, ka thënë Gorani.

Gorani ka folur edhe për çështjen e targave, duke thënë se “Kurti iu tha bashkësisë ndërkombëtare se e kam një ide më të mirë”.