Time Kadrijaj dhe Ganimete Musliu i vendosin Albin Kurtit flamurin kombëtar “që e kishte harruar” gjatë betimit për deputet

Time Kadrijaj nga AAK dhe Ganimete Musliu nga PDK ia vënë para tavolinës flamurin kombëtar liderit të Lëizjes Vetëvendosje.

Këto dy deputete gjatë kohës kur deputeti më i vjetër Jahja Koka lexonte betimin e deputetit, u ngritën në këmbë që të vendosin flamuj para Kurtit.

Gjesti i vendosjes së flamurit kombëtar është përdorur në këtë formë nga VV sa ishte në opozitë.