Gorani: Kosova sot i ka dy rrugë, ose m’u konfrontu me ndërkombëtarët ose me i zbatu marrëveshjet

Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se Kosova tani i ka vetëm dy rrugë.

Gorani tha se ka mbetur ose “konfrontimi me bashkësinë ndërkombëtare” apo “vazhdimi i aleancës duke implementuar marrëveshjen”.

Duke folur për dialogun, Gorani citoi emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se ”Kurti po e sheh dialogun me po ose jo”.

Sipas Goranit kjo qasje është e gabuar, pasi dialogu duhet të shihet me sytë e kompromisit për arritjen e marrëveshjes.

“Kosova i ka dy rrugë, me u konfrontu me bashkësinë ndërkombëtare ose me gjetë mënyrën me vazhdu aleancën përmes implementimit ë marrëveshjes. Siç tha Qeveria e ka marrë dialogun brenda këndvështrimit po ose jo. Procesin e negociatave njeriut duhet me shiku në sytë e një kompromisi për me arrit marrëveshjen, e jo vetëm me po ose jo”, ka thënë Gorani, në t7.

Po ashtu, ai tha se deklarata e Escobarit duke përfshirë gjithë popullin e Kosovës nuk ishte korrekte. Escobar ka thënë se “1.5 milionë banorë s’mund të ndryshojnë taktikat e aleancës euro-atlantike”.

Por Gorani më pas tha ”Qeveria përfaqëson popullin”, dhe kjo qeveri nuk është në linje me SHBA-të.