Pasi kritikoi Trump-in, jep dorëheqje ambasadori britanik në SHBA

Kim Darroch është dorëhequr si ambasador i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi kishte kritikuar administratën e Trump, transmeton Klan Kosova.

Trump e kishte cilësuar ambasadorin si “një budalla”, pas e-maileve ku Darroch e kishte quajtur administratën amerikane si të ngathët.

Zyra e Jashtme britanike e konfirmoi se Kim do të lirojë pozitën e tij.

Ambasadori tha se donte t’i jepte fund spekulimeve duke thënë se rrjedha e situatës e ka bërë të pamundur për të vijuar punën.