Gorani: Pushteti po na frikëson me luftë për ta pranuar Asociacionin

Dje kryeministri Kurti ka folur për gjermanen Stern rreth zhvillimeve në vend, por kur u pyet se “ A është e mundur një luftë tjetër në Kosovë?”, Kurti tha se nuk e përjashton mundësinë e një sulmi tjetër nga Serbia si me 24 shtator.

Gazetari Dukagjin Gorani, ka thënë se pushteti po mundohet që të friksojë njerëzit që “do të ketë luftë” në mënyrë që ta pranojë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Rreziku për luftën është imanent, pra është shumë i afërt edhe shpëtimi prej luftës është vetëm në atë që po lihet hapur si temë e që nënkuptohet ajo është pranimi i draft-statutit dhe planit franko-gjerman”.

“Pra unë mendoj që është diskurs, narrativ, them që buti i pandershëm. Në vend që me dalë me thënë s’kemi qare pa e pranu këtë plan siç e kemi bërë pazarin, ne nuk shohim rrugëdalje tjetër. Çfarë është duke bërë establishemnti në pushtet është që na frikësojë për luftë”, ka thënë Gorani.

“Është një marrëzi lokale që një establishment i vogël në Kosovë mundohet me ndërtu si tregim për me arsyetu draft-statutin të një autonomie politike”, ka deklaruar ai.