Kosnett mbledhë Mustafën dhe nënkryetarët e LDK’së: U kërkon arritjen e marrëveshjesme VV’në

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka mbledhur sot në takim kryesinë e LDK’së, të cilëve u ka kërkuar një marrëveshje me VV’në.

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim me ambasadorin Kosnett, përveç kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ishte i pranishëm edhe nënkryetari Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti.

Mësohet se temë e takimit ishin edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.