Grabitet një karburant në Vlorë, punonjësi përplaset fizikisht me hajdutin dhe plagoset

Një pikë karburanti është grabitur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin Vlorës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Harold Cakërri”, ku një person ka grabitur xhiron ditore të karburantit.

Punonjësi i karburantit është përplasur fizikisht me personin në fjalë dhe ka mbetur i plagosur në këmbë, e është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende sasia e parave që është grabitur.

Policia po kontrollon për ndalimin e tij. Nuk dihet nëse ka qenë i armatosur apo jo. Shitësi i karburantit është lënduar në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën.