Grabitje e armatosur në Lluzhan të Podujevës, persona të maskuar hyjnë në një market

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një grabitje.

Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën mashkull kosovar, i cili ka deklaruar se, derisa ishte në vendin e tij të punës në një market si punëtor sigurimi, persona të panjohur të maskuar dhe armatosur (nga pjesa mbrapa marketit) pasi kanë depërtuar me forcë në market, kanë vjedhur cigare dhe alkool, ndërsa viktimës dyshohet se ia ka drejtuar armën/pistoletën por nuk kanë shkrepur.

Viktima për shkak të shqetësimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.