Klinaku: Disa servilë po mundohen ta mjegullojnë paraqitjen dinjitoze të Haradinajt

Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se paraqitja në Gjykatën Speciale e nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj ishte dinjitoze, përcjell Fokusi.info.

Ai theksoi se Haradinaj po e tregon një realitet për ngjarjet që kanë ndodhur atëherë, duke qenë se ato ngjarje janë edhe transparente dhe çdo gjë ka qenë e filmuar.

Sipas tij, disa servilë dhe përfitues të pushteteve po mundohen ta mjegullojnë paraqitjen e tij dinjitoze në Hagë.

Postimi i plotë i tij:

Paraqitja e Nasimit në Hagë është dinjitoze. Po e tregon një realitet për ngjarjet atëherë, edhe pse ju e dini që ato ngjarje kanë qenë transparente dhe çdo gjë ka qenë e filmuar.

Disa servilë dhe përfitues të pushteteve, mundohen edhe ta mjegullojnë paraqitjen e tij dinjitoze, që e bëri për të përgjithshmen dhe vetëm për të përgjithshmen. /Fokusi.info/