Grabitje e armatosur në një pikë të derivateve në Pejë

Dy meshkuj kanë raportuar në polici se derisa kanë qenë duke punuar në një pikë të derivateve në Pejë, dy persona të panjohur të maskuar dhe armatosur i kanë grabitur 300€ para kesh, ndërsa nga zyra iu është marrë një shumë tjetër e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas policisë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është u hetuar./IndeksOnline/