Gjendet i vdekur një person në Vushtrri

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Vushtrri, shkruan Fokusi.info.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në Vushtrri, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Ai është gjetur pa shenja jete në një paradhomë të banesës së tij.

Fokusi.info mëson se bëhet fjalë për të ndjerin A.K. i moshës 48 vjeçare.

“Vushtrri 29.03.2021 – 15:53. Është raportuar se i ndjeri mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, në një paradhomë të banesës së tij”, ka bërë të ditur policia.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.