Grabitje e armatosur në Prishtinë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të saj ka njoftuar se mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një grabitje e armatosur në Prishtinë.

Sipas policisë një person një person i maskuar dhe nën kërcënim të armës ia ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në këtë rast nuk raportohet për të lënduar.