Grabitje e armatosur në Vushtrri

Ka ndodhur një grabitje e armatosur në Vushtrri.

Një person ka raportuar se nën kërcënimin e armës, dy të panjohur i kanë marrë telefonin, kuletën dhe para të gatshme.

Si pasojë e sulmit, i dëmtuari ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, njësitë relevante janë duke hetuar rastin.

“Vushtrri 03.12.2023 – 23:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marr telefonin celular dhe kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme. Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Fokusi.info/.