Grabitje me armë në Ferizaj, arrestohet një person

Është arrestuar një person në qytetin e Feriajt pasi kishte hyrë për të grabitur në një shtëpi.

I dyshuari ka nxjerrur armën pasi pronari i shtëpisë e kishte parë gjatë aktit të vjedhjes, më pas i dyshuari ka ikur duke shtënë me armë.

Sipas rapotit policor nuk ka pasur të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti policor për të hetuar rastin.

I dyshuari është kapur nga policia dhe pas intevistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.