I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Obrenoviqit, serbit të arrestuar nga Policia e Kosovës

Gjykata themelore në Prishtinë ia zgjati paraburgimin edhe për dy muaj serbit të arrestuar nga Policia e Kosovës, Dushan Obrenoviqit.

Avokati i tij Predrak Miljkoviq ka thënë se për këtë vendim do të ankohet në Gjykatën e Apelit- raporton Kosovo Online.

‘’Dje u mor vendimi për vazhdimin e paraburgimit te Dushan Obrenoviqit edhe për dy muaj. Do t’I drejtohem Gjykatës së Apelit dhe shpresoj që të vlerësojnë më mirë kushtet për mbrojtjen e tij nga liria’’- tha Miljkoviq.

Ndërkohë oficeri ndërlidhës mes Beogradit dhe Prishtinës, Dejan Paviçeviq, pretendon se Obrenoviqi së bashku me serbin tjetër, Petroviq, janë arrestuar 20 minuta para se të fillonin trazirat e 29 majit, ku protestuesit serbë i sulmuan trupat e KFOR-it.

‘’ Njerëz që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me asgjë janë marrë në paraburgim. KFOR-i i mori ata njëzet minuta para se të fillonin trazirat. Ka regjistrime të kamerave vëzhguese, regjistrime mediatike për këtë. Dushan Obrenoviq ka ende gjurmë të dukshme të rrahjes. Ai ka plagë. Po flasim për gjërat që kanë ndodhur konkretisht në rastin e tij tre javë më parë’’- kishte thënë Paviçeviq.