Grabitje me armë në restorant/ Veprimi prekës i gruas shtatzënë, shtrihet e mbulon me trup të birin

Një nënë e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ka rrezikuar jetën për të mbrojtur të birin e saj kur një sulmues i armatosur hapi zjarr në një lokal në Brazil ku ajo po qëndronte.

Incidenti ka ndodhur në natën e 24 janarit, kur Rafaela Dantas po shijonte darkën me bashkëshortin, djalin dhe miqtë në qytetin Rekanto das Emas.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy burra futen në objekt me qëllimin që të kryejnë plaçkitje në restorant.