Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Halim Aliu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, dhe zyrtari policor, Halim Aliu nga fshati Tërllabuq i Komunës së Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për ndarjen nga jeta të të ndjerit e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.

“Ju njoftojmë se sot më 04.12.2021 më i dashuri, babai ynë Halim Xh. Aliu ndërroi jetë. Varrimi do të bëhet më 05.12.2021 me namaz te drekës (12:00) në varrezat e fshatit Tërllabuq, Vushtrri ” njoftojnë familjarët.