Grabitje me sëpatë në Kaçanik

Një personi nën kërcënimin e armës (sëpatës), i janë vjedhur para kesh.

Viktima ishte duke e mbyllur lokalin e tij në momentin kur një person me sëpatë e kishte kërcënuar dhe i kishte grabitur paratë.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Fsh. Doganaj, Kaçanik 28.04.2019-20:55. Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se derisa ishte duke mbyllur lokalin e tij, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënim të sëpatës , i ka grabitur para kesh dhe është laruar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë/FaktePlus